Burcu Ozberk bën deklaratën që e ktheu në sensacion të mediave turke…

Showbiz

Burcu Özberk, aktorja e cila njihet nga publiku shqiptar për shkak të pjesëmarrjes në seriale si : “A vjen më pas dashuria” apo “Vajzat e diellit” të cilët i keni ndjekur në platformën Tring, ka bërë një deklaratë e cila i dha gjithë vëmendjen e portaleve dhe mediave online…

Aktorja ka thënë se kur sheh nipin e saj kupton se ka një dëshirë të madhe për tu bërë nënë por ende nuk ka gjetur një partner dhe nuk ka në plan ndonjë martesë. Burcu shprehet se për femrat është pak e vështirë sepse pas një moshe të caktuar kanë vështirësi për tu bërë nëna. Vetë aktorja ka deklaruar se në këto rrethana po mendon ngrirjen e vezoreve në mënyrë që të ketë mundësi të bëhet nënë atëher kur ajo ta shohë të përshtatshme!