Burcu Kıratlı, së fundmi është parë në premierën e shfaqjes teatrale, që është edhe projekti më i ri i aktores. Ajo është shprehur entuziaste dhe e lumtur që është rikthyer në skenë. Aktorja e cilësoi ‘mahnitës’ faktin se mori reagime të menjëhershme pozitive nga publiku. Gjatë intervistës Burcu nuk ka folur vetëm për karrierën, por edhe për martesën e saj, e cila kohët e fundit është komentuar gjatë për mundësinë se po shkon drejtë divorcit për herë të dytë: Aktorja tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i famshëm Sinan Akçıl e duan shumë njëri-tjetrin, por vazhdimisht nuk bien në një mendje dhe për shkak të krenarisë nuk pajtohen lehtë! Ajo i quajti ‘grindje të ëmbla’ ato që e çojnë martesën e tyre në “ulje-ngritje” të shpeshta, ‘Vetëm nëse dashuria mbaron, nuk mund të mbetemi miq’!- ka thënë aktorja e cila duket se i konsideron normale dhe pjesë të pasionit në një martesë, zënkat dhe pajtimet e shpeshta. Pyetjes nëse përfundimisht do të ketë një divorc të tretë, ajo iu përgjigj me shprehjen mbreslënëse: “Nuk dua të martohem për herë të tretë me Sinanin”, çka la të kuptohet që aktorja nuk ka ndërmend të heq dorë nga këngëtari.