Burcu Kara të cilën e takojmë si personazhi i Zejnepit në serialin i cili prej pak ditësh ka filluar transmetimin në Kanal D Drama,“Të thuash lamtumirë”, së fundmi ka përjetuar gëzimin e bërjes nënë për herë të dytë.
Ndryshe nga personazhi që sjell në serial, aktorja e pushtuar nga lumturia është parë në dalje të spitalit dhe në deklaratën e parë pas përjetimit të emocioneve të forta u shpreh:”Po jetojmë një lumturi të madhe! Nuk di dhe nuk mundem ta përshkruaj me fjalë”. Ajoka treguar se lindja nuk kishte qenë e lehtë, por në fund githçka kishte shkuar mirë! Gjithashtu tepër i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë, është shprehur edhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe skenaristi Firat Parlak, i cili ka gjithashtu një fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.
Lajmin e gëzueshëm Kara e ka ndarë më pas edhe ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të cilën e shoqëronte me mbishkrimin “Një shpirt i ri ka ardhur”. Kujtojmë se në vitin 2011 ajo u martua me aktorin e njohur Buğra Gülsoy, por martesa e tyre zgjati më pak se një vit.