Aktorja protagoniste e serialit “Flakë pasioni” Burcu Biricik, cilësuar një ndër aktoret më të mira të serialeve turke, së fundmi ndoqi nga afër një shfaqje teatrale. Burxhu e ka filluar karrierën e saj si aktore duke u marrë me pjesë të vogla teatrale. Aktorja tha se për të, interpretimi në teatër është diçka krejt tjetër nga ai në sheshxhirim. Emocioni që merr në skenë dhe duartrokitjet e sallës që përjetohen ndërsa ti je duke interpretuar, ndryshojnë shumë nga ajo lidhje që ti krijon me publikun duke pasur një ndarje si ekrani. Pyetjes nëse ajo ka ende dëshirë të jetë pjese e teatrit, aktorja iu përgjigj se asgjë më shumë nuk do ta lumturonte pasi për çdo aktor, tha ajo, teatri është vendi ku je i plotesuar, jep më të mirën dhe ndihesh vetvetja. Gjithashtu përmendi edhe se xhirimet për projektin aktual në të cilin është e angazhuar momentalisht po ecin me shpejtësi dhe ndihet disi e lodhur, por fakti se gjithçka ecën mirë me punën dhe kolegët e bën të ndihet entuziaste duke pritur me padurim çastin kur do të “trokasë” në ekran për publikun, me personazhin e saj të ri.