Burcu Biricik: Kam punuar si kamarjere!

Showbiz

Burcu Biricik, protagoniste e serialit “Flakë pasioni” transmetuar përmes platformës Tring, është kapur nga gazetarët gjatë një mbrëmjeje ditët e fundit dhe u është përgjigjur pyetjeve të shumta mbi planet e saj të ardhshme.

Burcu Biricik ka deklaruar se së shpejti do të bëhët pronare e një hoteli së bashku me bashkëshortin e saj  Emre Yetkin. “Nuk kemi shpenzuar shumë. Së bashku me Emre, kemi kohë që ëndërrojmë të kemi diçka të tillë dhe tani është koha që ëndrra jonë të bëhet realitet. Nuk e di nëse është bërë publike më parë, por edhe unë kam punuar si kamarjere në të shkuarën. Pra nuk është një lloj biznesi që nuk e kam provuar më parë” ka thënë aktorja.