Burxhu Birixhik dhe bashkëshorti i saj Emre Yetkin i janë përgjigjur ditët e fundit pyetjeve plot kureshtje të gazetarëve. Lidhur me suksesin e performancës së saj në projektin e fundit ku morri pjesë aktorja tregoi se nuk ka asnjë sekret por gjithçka ishte rezultat i një pune të mirë të bërë në ekip, komunikim shumë i mirë dhe profesionalizëm. Ajo tha se sheshxhirimi për të është një shtëpi e dytë dhe kjo rrit gjithashtu suksesin e saj. Burcu Biricik ka folur për jetën e saj private duke thënë se koha pranë bashkëshortit të saj Emre Yetkin, është shumë e çmuar. Emre u pyet nëse ata kishin dëshirë dhe po planifikonin të kishin fëmijë duke thënë prerazi se ata gjithmonë e kanë dëshiruar këtë, por nuk kanë kohë. ‘Nëse nuk ka seriale dhe filma, do ta mendojmë një ditë këtë.” – bëri të ditur ai, duke lënë të kuptohet se pavarësisht dëshirës së tyre nuk kanë plane të afërta.