Burçin Terzioğlu: “Nuk dua të përfshihem në polemika”

Showbiz

Burçin Terzioğlu, është parë në aeroportin e Stambollit dhe ka treguar se po largohet nga rutina e përditshme për një pushim të shkurtër të cilin u shpreh se e ndjente të novojshëm. Ajo u shpreh se kjo shkëputje nga përditshmëria i paraprinte një sezoni intensiv të pasur me xhirime për disa projekte. Aktorja ka vlerësuar kolegët të cilët parakaluan në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë dhe citoi se nuk i pëlqentetë përfshihej në polemika të panevojshme; “Ata që ishin të pranishëm aty  dukeshin shumë bukur dhe unë mendoj se e meritonin të ndodheshin aty! Nuk më pëlqen të hyj në polemika”, citoi aktorja e njohur duke nënvizuar se e kuptonte qëllimin e gazetarit për ta vendosur atë përballë komenteve thumbuese të aktores Esra Dermançioglu kundrejt aktorëve të pranishëm në Kanë.

Muajt e fundit aktorja vendosi të ndahej nga i dashuri i saj Umut Duygu dhe lidhur me arsyet e kësaj ndarjeje ajo zgjodhi të hesht para kamerës, teksa duke qeshur përfundoi duke thënë; “Do të më shihni edhe pak vetëm”!