Burcin Terzioglu po martohet! Aktorja e cila i dha jetë personazhit protagonist të Ajshegyl në serialin e paharrueshëm “Për tim bir”, ka bërë deklaratën e saj ku informoi për datën e dasmës. Aktorja 42-vjeçare, e cila po jeton lidhjen e saj të dashurisë me trajnerin e sportit Umut Dujgu ka folur së fundmi për zhvillimet në jetën e saj private, e gjithashtu edhe projektet. Aktorja e cila reflektonte lumturi në pamjen e saj, me një fustan shumëngjyrësh dhe portret të buzëqeshur, tregoi se po jeton ditë të bukura dhe deklaroi se jeta e saj e dashurisë po ecën drejt një faze të re. Ndërsa duke përmendur marrveshjet për projekte të reja, aktorja tregoi se për këtë dëshiron të mendoj pas pushimeve.