Burak Ozçivit, i cili pret të bëhet baba së shpejti për herë të parë, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij. Edhe pse ai dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen, janë duke përjetuar një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre, në ditën e të dashuruarve, çifti nuk do të jenë bashkë. Aktori do të jetë në tjetër shtet dhe i rrethuar nga jo pak, por plot 80 femra.
Kjo faktikisht do ndodhë pasi ai do të marrë pjesë në një event, ku edhe është nominuar për çmimin “Aktori më i mirë”. Mesa duket, duke qenë afër periudhës së fundit të shtatzënisë, Fahriye nuk do mundet ta shoqërojë bashkëshortin e saj, e për këtë arsye ai tha që për Shën Valentin nuk do të jenë bashkë.