Aktori i njohur së shpejti do të fillojë xhirimet për një serial të ri. Për këtë arsye, Burak po mundohet të japë 100% në stërvitjen e tij dhe është më i fokusuar se kurrë tek roli. Përgjatë javës, ai ushtrohet 6 ditë në javë, për plot 5 orë në sitë. Stërvitja e tij konsiston në fitness, dyluftim me shpata dhe kalërim. Aktori turk, këtë periudhë është më i ngarkuar se kurrë. Jo vetëm për faktin se roli i ri është tepër impenjativ, por edhe për faktin sepse tashmë ai ka një “rol” të ri edhe në jetën reale, të qënit baba për herë të parë.
