Padyshim që filmi “Vëllai im 1” ishte një sukses dhe të tre aktorët kryesorë, Burak Ozcivit, Murat Boz dhe Asli Enver shkëlqyen në rolet e tyre. Megjithatë, sezoni i dytë la jashtë kastit bukuroshen Asli Enver. Thuhej se në fakt ishte Asli ajo që e mori këtë vendim pasi nuk donte të ishte në të njëjtin kast aktorësh me Murat Boz. Dy aktorët, prej kohësh të dashuruar me njëri-tjetrin, në momentin kur nisën xhirimet ishin të ndarë dhe nuk flisnin bashkë.
Megjithatë, ky lajm nuk paska qenë i vërtëtë. Këtë na e ka shpjeguar aktori tjetër Burak Ozcivit.
“Në sezonin e dytë donim të sillnim ndryshime. Nuk do jetë një dramë si sezoni i parë, por më shumë një komedi. Mendojmë se kështu filmi do të ketë më shumë sukses. Asli mbeti jashtë sepse vet historia ndryshoi. Erdhën personazhe të rinj, e për pasojë aktorë të tjerë” – tha Burak.