Burak Özçivit indiferent ndaj interesit të fanses teksa fotografohen/ I distancuar dhe me duart në xhepa, refuzon të bashkojnë duart dhe të krijojnë zemrën

Showbiz

Aktori i njohur i cili prej vitesh ka fituar zemrat e fansave në mbarë botën jo vetëm me aktrimin por edhe me pamjen e tij, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike. Së fundmi, një situatë e e poazakontë e krijuar ndërsa ai rrethohej nga fansat e tij, ka bërë që ai të komentohet gjerësisht edhe në mediat sociale.  Özçivit  këtë herë ra në sy për indiferencën e treguar ndaj turmës dhe shumë  fansa u shprehën se mosreagimi i tij kishte treguar mungesë respekti ndaj këtyre të fundit. Gjatë fotografimit me fqansa të shumtë, nuk kaloi pa u vënë re indiferenca e yllit të dhjetra serialeve, i cili i mbante duart në xhepa dhe ruante një lloj distancimi me një prej fanseve të tij e cila ishte veshur me hixhab.

Duket se aktori ka refuzuar me mirësjellje kërkesën e saj për të bashkuar duart dhe për të krijuar një zemër . Pasi refuzimit të kërkesës së saj, gruaja u mësua se u largua e habitur prej reagimit të tij por edhe e zhgënjyer.