Burak Ozçivit i merr rolin nga ‘duart’ aktorit me origjinë shqiptare!

Showbiz

Can Yaman është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe të paguar në Turqi. Po ashtu, Burak Ozçivit është një emër i afirmuar dhe një sukses i pamohueshëm në kinematografinë turke. Pas lindjes së djalit, Burak ka vendosur të përfshihet në projekte të reja dhe duket se kjo ambicie e tij ka lënë “pa punë” aktorin me origjinë shqiptare, Can Yaman!


Në audicionet e projektit të ri ku Burak thuhet se do të jetë protagonisti ishte edhe Can. Madje në fillim, Can ishte pretendenti kryesor për rolin në fjalë. Këto informacione të portaleve turke as janë mohuar e as janë pohuar nga dy aktorët, por duhet thënë se ‘ku ka zë, s’është pa gjë!’