Aktori i mirënjohur turk Burak Ozcivit ka paditur dy artistë iranianë të quajtur Majid Max dhe Mehdi Moazam. Ata kanë përdorur zërin dhe imazhin e aktorit turk duke e bërë pjesë të këngës së tyre të fundit. Mirëpo, një gjë e tillë ka ndodhur pa autorizimin e Burak.
Gjithashtu, dy artistët iranianë kanë realizuar një poster të madh të imazhit të tyre, së bashku me atë të Ozcivit dhe e kanë promovuar atë në disa nga vendet arabe.