Çifti i njohur i aktorëve turq, Burak & Fahriye patën një shkëputje nga kinematografia dhe projektet profesionale gjate shtatzanisë së aktores. Ata u zhvendosën në Gjermani për të kaluar këtë periudhë së bashku, të qetë dhe larg rutinës së Stambollit.
Ardhja në jetë e djalit të tyre mori një vëmendje të jashtëzakonshme nga portalet dhe mediat turke, kjo për shkak të “shndërrimit” në fizik për aktoren simpatike.
Ata ndajnë shpesh momente familjare me ndjekësit, por fotoja e fundit nga karantina e tyre, duke lexuar e duke qëndruar në shtëpi të sigurt, rrëmbeu rreth 1 milionë pëlqime dhe plot 9305 komente!