Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen ngecin në trafik/ Rrethohen nga interesi i fansave

Showbiz

Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit, një nga çiftet më të paguara në botën e serialeve dhe filmave në Turqi, së fundmi janë mbuluar nga interesi publik dhe  bërja e fotografive dhe videove në telefonat celularë, nga fansat. Çifti i famshëm i aktorëve janë ndalur në mes të trafikut nga policët e trafikut të cilët kanë bërë kontrollin e tyre rutinë. Ajo që ra në sy ishte gjithashtu vlera e automjetit luksoz ngjyrë portokalli . U tha se vlera e makinës së tyre të re arrinte  vlerën e  afërsisht 15 milionë lirave turke. Duke tërhequr vëmendjen me humorin e tyre të mirë, aktorja e cila pak ditë më parë mbushi  38-vjeç, nuk është munduar aspak ta fshehi fytyrën e saj të pagrimuar, përkundrazi ajo u vlerësua për bukurinë e saj natyrale nga fansat rastësor. Gjithashtu u vu re se ajo mbante në dorë një tufë trëndafilash  të kuq.

Ndërkohë, kujtojmë se Burak Özçivit vazhdon të takohet me fansat e tij në evente të ndryshme që zhvillohen herë pas here jashtëvendit. Pyetjes nëse aktorja ndihej xheloze për  vëmendjen e treguar ndaj bashkëshortit të saj jashtë vendit, Evcen iu përgjigj me një buzëqeshje të sinqertë duke thënë: “Çfarë xhelozie? Jam shumë e lumtur. Kjo është një gjë shumë e bukur“.

Nga ana tjetër Burak Özçivit, iu nënshtrua testit për pirjen e alkolit me aparatin e frymëmarrjes dhe  rezultati me tregues zero %, u fotografua .