Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen marrin dhuratën marramendëse në Uzbekistan!

Showbiz

Çifti i njohur i aktorëve janë duke korrur suksese të një-pas-njëshme. Së fundmi, popullariteti i Burak është shtuar ndjeshëm, sidomos jashtë kufijve të Turqisë. Ai ka një masë të konsiderueshme fansash në Uzbekistan, vend në të cilin ka lidhur gjithashtu disa kontrata me kompani të ndryshme.

Burak, i cili është tashmë imazhi i disa kompanive në këtë vend, sapo ka marrë një dhuratë tepër luksoze. Bëhet fjalë për një shtëpi, e cila është vendosur madje jo vetëm në emrin e Burak, por edhe në emrin e djalit të çiftit, të sapo ardhur në jetën, Karan Ozcivit. Kjo shtëpi i është dhuruar familjes së re, me idenë që çdo herë që ata do të kenë udhëtime pune në Uzbekistan, tashmë do të mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre të re.