Sezoni i ri ka filluar edhe për çiftin e aktorëve Burak Ozvicit dhe Fahrije Evçen. Këtë e ka konfirmuar vetë aktori, i cili u pa dhe më pas u ndalua nga gazetarët në një qendër tregëtare. Ai tha se ata kanë qenë shumë të zënë me angazhimet e tyre profesionale e kjo nuk i lejonte të kalonin shumë kohë me djalin e tyre. Ai zbuloi se ai vetë por edhe Fahrije janë stërvitur shumë për të qenë sa më të përfshirë në rol për projektine ardhshëm, jo vetëm me interpretimin e skenarit por edhe me gjuhën e trupit, ku stërvitja fizike ka qenë e domosdoshme. Ndërsa kur aktori u pyet nëse kishin punësuar një person të dytë për t’u kujdesur për të birin, ai e mohoi këtë edhe pse çifti ndodhet në një periudhë tepër impenjative duke lëvizur për projektet e tyre të cilat tashmë i kanë kthyer ata sërish në sheshxhirim. Gjithashtu ditët e fundit është mësuar se një nga shtëpitë e çiftit, që ndodhej në pyll, u përfshi nga flakët që pushtuan pyjet në Turqi muajin e kaluar. Në përfundim të intervistës, aktori është rrethuar nga fansa të shumtë që kanë kërkuar prej tij disa fotografi dhe sigurisht aktori ka pranuar.