Burak Ozcivit beson te fati

Showbiz

Ylli i disa serialeve turke të admirueshme nga publiku, në një intervistë të fundit ka ndarë mendimin e tij lidhur me suksesin dhe rrugën e vështirë të cilën duhet të bëj një aktor për të prekur majat e suksesit. Aktori,  i cili pas disa muajsh do të bëhet  baba për herë të dytë, tregoi se shatzania e bashkëshortes së tij, aktores së famshme Fahriye Evcen, po shkonte mirë dhe se ajo ndihej gjithmonë e më shumë e lidhur me foshnjen e tyre.

Duke iu referuar suksesit dhe rrugës që një aktor duhet të bëj për të arritur deri aty, u shpreh se ashtu si në jetë edhe në profesion nuk mjafton vetëm të punohet me durim, pa lodhur e pa pushim, nuk mjafton të përpiqesh të ngrihesh sa herë rrëzohesh, por  në art, vetëm puna nuk mjafton, artristëve ju nevojitet shpesh   edhe shansi i mirë!

Ndonjëherë mund ta dëshirojmë fortë diçka, por në profesionin tonë kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur suksesin, famën dhe dashurinë e publikut, nëse nuk do të kishim me vete shansin dhe fatin i cili jo gjithmonë është në dorën tonë”, ishin fjalët e aktorit me sa duket, superstecioz!

Pak ditë pas kësaj interviste, ylli i famshëm i serialeve ishte i ftuar nderi në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Filmit të mbajtur këtë vit në Uzbekistan së bashku me kolegen Nurgül Yeşilçay. Duket se Ozcivit fati këtë vit është përkëdhelur shpesh nga fati i mirë si në jetën familjare  ashtu edhe në atë profesionale.