Burak Deniz në një intervistë të fundit ka treguar se sapo ka përfunduar xhirimet për një reklamë e gjithashtu është në pritje të rikthimit në sheshxhirim, fill pas pushimeve për sezonin e dytë të projektit ku ai dhe kolegia e tij, Serenaj Sarikaja ndajnë interpretimin në role bashkëprotagoniste. Ai tregoi se gjatë kohës që po përgatitet të rikthehet në sheshxhirim, do të gjej kohë edhe për pushime përmes intervaleve të shkurtra kohore. I pyetur nëse gjithçka shkon mirë mes tij dhe modeles Didem Sojdan me të cilën për një periudhë disamujore ishin ndarë, aktori u shpreh se tani ishin vërtetë të lumtur dhe shijonin romancën e tyre së cilës po i jepnin më shumë jetë dhe energji se më parë. Ndërsa pyetjes nëse kjo lumturi e kishte nxitur dyshen e famshme të diskutonte rreth martesës, aktori iu përgj duke thënë se martesa nuk përbën kusht për t’u ndjerë të lumtur. Pak pas kësaj interviste, aktori dhe modelja, u panë të qetë duke shijuar pushimet e tyre. Dyshja e famshme nuk kanë preferuar të notojnë dhe pas pak kohe janë larguar.