Burak Deniz dhe Öykü Karayel bëhen bashkë për një projekt emocionues

Showbiz

Një projekt i ri do të vendos në qendër bashkëpunimin e dy emrave të njohur të serialeve, Burak Deniz dhe Öykü Karayel. Aktorët e njohur po nënshkruajnë kontratën për një projekt emocionues në të cilin pritet të dëshmojnë edhe një herë në nivel ndërkombëtar suksesin e kinemasë turke. Është mësuar se bëhet fjalë për një film i cili ndërtohet nën kujdesin regjisorial të regjisorit të suksesshëm të kinemasë turke Emre Şahin, një prej themeluesve të ‘Karga Seven Pictures’. Ky film do të vij si një adaptim i filmit “Boiling Point”, i cili përcjell ngjarje të cilat zhvillohen në një restorant të famshëm të Londrës dhe tregojnë historinë e shefit karizmatik Andy Jones. Xhirimet për filmin pritet të nisin pas pak ditësh në ditët e fudnit të qershorit.

Burak Deniz dhe Öykü Karayel do të ndajnë rolet kryesore në këtë film dhe për të apasionuarit pas kinemasë turke duket se me përzgjedhjen e aktorëve në rolet kryesore sigurohet një fillim i mbarë dhe tepër premtues për ta finalizuar projektin me sukses dhe një shikueshmëri maksimale.Burak Deniz për pak kohë ka shijuar pushimet e tij pas përfundimit të 3 episodeve të projektit të fundit në të cilin mori pjesë. Megjithatë, pas një procesi të shpejtë përgatitjesh dhe provash, ai është tashmë gati   të portretizojë personazhin e tij të ri në projektin i cili parashikohet të xhirohet brenda një kohe të shkurtër. Nga ana tjetër, Öykü Karayel, e cila kujtohet me interpretimin  e Xhemresë në serialin i cili shënoi rekord të audiencës ” Guzeji dhe Gyneji”, tashmë do të rikthehet në ekrane pas një periudhe relativisht të gjatë krah Burak Deniz. Performancat e tyre të mëparshme kanë folur me gjuhën e suksesit dhe kanë fituar pëlqimin e publikut, ndërkohë që në këtë produksion të ri të kinemasë turke pritet nga fansat i njëjti sukses.