Buqeta, unaza dhe torta – 3 tradita të pazakonta që mund t’i ndjekin vetëm Harry e Meghan dhe jo njerëzit e thjeshtë

Showbiz

dasmaaasss

Martohen sot princ Harry dhe Meghan Markle. Pas deklaratës së djeshme të Pallatit të Kensingtonit ku thuhej se babai i aktores kaliforniane të ‘’Suits’’ nuk mund të shoqëronte të bijën në altar ditën e nesërme, sot ka ardhur edhe konfirmimi se do të jetë vjehrri i ardhshëm i Meghan, princi Charles që do ta shoqërojë drejt altarit, në ditën më të lumtur të saj dhe princit Harry. Megjithatë dasmat mbretërore nuk janë të ngjashme me ato të njerëzve të thjeshtë që njohim të gjithë. Përveç masave të sigurimit që kësaj here kanë kaluar çdo parashikimit, ato duhet të ndjekin edhe disa tradita që nuk i gjen askund. Ja për çfarë bëhet fjalë më konkretisht:

1.Buqeta e nuses duhet të përbëhet nga trëndafila të bardhë dhe një degëz lule mersini: Buqeta e luleve të Meghan do të përbëhet nga trëndafila të bardhë, lulja e preferuar e Lady Dianës si dhe një degëz lule mersini. Nëse po pyesni përse një degëz e tillë në buqetën mbretërore, përgjigjia lidhet me një traditë të lashtë mbretërore që daton nga shekulli i 19-të. Gjyshja e princit Albert i dhuroi asokohe një degëz lule mersini mbretëreshës Viktoria, si simbol i fatit dhe begatisë në dashuri dhe në martesë.

2.Unaza e martesës duhet të jetë vetëm me flori uellsian: Unaza e martesës së pjesëtarëve të familjes mbretërore nuk është e njëjtë me atë të njerëzve të tjerë, ajo duhet të përbëhet vetëm nga floriri i minierës së Clogau St.David në Uellsin Verior. Kjo traditë është vendosur nga Elizabeth Angela Marguerite Bowes-Lyon, mamaja e mbretëreshës Elizabeta.

3.Torta e dasmës mbretërore duhet të jetë vetëm me fruta: Nuk dihet akoma nga vjen kjo traditë, por prej shumë vitesh në dasmat e pjesëtarëve të familjes mbretërore shërbehet vetëm tortë me fruta. Besohet se kjo zgjedhje është vendosur nga mbretëresha Elizabeta e cila i konsideron frutat si symbol pasurie dhe prosperiteti. Pas dasmës, të gjithë të ftuarit marrin me postë një fetë nga torta mbretërore si një formë falenderimi për pjesëmarrjen e tyre./Burimi ”Daily Star”