“Dita ndërkombëtare e puthjes është drejt fundit, kështu që më mirë po filloj si e çmendur puthjet e mia franceze”.
Kështu është shprehur krah një fotografie të postuar në profilin e saj në Instagram showgirl-i seksi, Michelle Hunziker, ditën e djeshme.
Ajo për momentin është duke shijuar pushimet verore buzë detit me familjen e saj, por nuk mund të harrojë kurrsesi të shijojë marrëdhënien pa dhënë edhe një mesazh të qartë për ndjekësit:
“Kujtohuni të jepni e të merrni puthje franceze gjithmonë!”
Mamaja e 3 vajzave nuk resht kurrë së surprizuari dhe si gjithnjë i bën të tjerët për vete me karakterin rebel e pa censurë, ashtu siç në të vërtetë të gjithëve na pëlqen.
E nëse për ndonjë arsye (të çuditshme, në fakt) i keni lënë pas dore puthjet… kaloni një herë nga profili i Hunziker për t’u karikuar. Puthuni njerëz!
Burimi: Blitz.al