Buğra Gülsoy ka fituar zemrat e publikut me interpretimin e shumë personazheve mbreslënëse si ai i Gynejit në serialin “Kuzeji dhe Gyneji” por edhe në shumë filma e seriale duket se dëshiron të ushqejë tek i biri dashurinë për sheshxhirimin, dhe ta njohë atë me pasionin dhe profesionin e tij. Aktori ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa çaste me djalin e tij Cem nga vendi ku aktori po xhiron skenat e radhës për projektin e ri. Në radhën e komenteve, lexoheshin krahasimet që fansat bënin mes djalit dhe nënës së aktorit.
Kujtojmë se Buğra Gülsoy u martua me Nilüfer Gürbüz në vitin 2018 dhe nga kjo martesë lindi Cem, por martesa e çiftit nuk pati një jetë të gjatë. Ata u divorcuan vitin e kaluar duke bërë publik shkakun, e cila kishte të bënte me mendimet, këndvështrimet dhe shpesh vendimet e tyre të ndryshme. Divorci përfundoi në një seancë të vetme, por ndarja e tyre nuk e ka penguar aspak aktorit të jetë një baba i dashur dhe i devotshëm.