Buble tërhiqet nga muzika: S’do te këndoj deri sa të shërohet djali!

Showbiz

257773

Michael Buble do të tërhiqet nga muzika deri në shërimin e djalit të tij 3-vjeçar, i cili së fundmi u diagnostikua me kancer në mëlçi.

41 vjeçari i është dedikuar me kohë të plotë vogëlushit Noah, i cili do t’i nënshtrohet kimioterapisë për 4 muaj.

Pauzën e tij muzikore e konfirmon miku i tij i ngushtë, muzikanti David Foster, i cili shtoi se Buble ishte optimist dhe se kishte besim të plotë tek mjekët.

Edhe bashkëshortja e tij, aktorja Luisana Lopilato, gjithashtu do të marrë një pauzë nga karriera për t’ju përkushtuar djalit.

257774