Pak ditë kanë kaluar nga lajmi se Brunilda Lahe do të largohet nga “My Living” dhe është kthyer në kryefjalën e portaleve e mediave.
Ajo është në pritje të ëmbël, në muajin e katërt dhe në puntatën e fundit ajo u shpreh në këtë mënyrë: “Do të takoj një krijesë të mrekullueshme e cila do të më lumturojë në jetën time, takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh, ndaj do ta ndaja me ju, shikuesin e My Living. Ajo është bebja ime të cilën unë do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve jetë të lumtur e pushime të mbara” përfundon kështu Bruna duke na emocionuar të gjithëve.
E është e vetëkuptueshme që pas këtij lajmi, njerëzit kanë dashur të dinë nëse Bruna do të jetë një mama djali apo vajze. Mikesha e saj Stela Kotri ka hapur një sesion pyetjesh në Instagram e pas disa orësh që njerëzit kishin lënë një pafundësi komentesh, ajo zbulon që Bruna do të sjellë në jetë një vajzë.