“My Living” në “Tring” këtë sezon i është besuar moderatorëve Brunilda Lahes dhe Arjon Muçës. Arjoni e kishte këtë një eksperiencë të re ndërkohë që Bruna ka plot 4 vite që sjell për publikun shqiptar mënyra se si të jetosh bukur.
Bruna ka vendosur që ta jap këtë lajm nëpërmjet publikimit të promos së kësaj jave. Kjo do të jetë puntata e fundit dhe në fund të emisionit njoftohet edhe largimi i saj. Mbishkrimi në postimin e Brunës është ndër më emocionuesit pasi përmban brenda tij dashurinë për “fëmijën 4-vjeçar” që në një formë apo një tjetër Bruna e ka rritur vetë. Emisioni do të vazhdojë të sjellë risi dhe të na tregojë së si të jetojmë bukur me Living.
Gjithashtu moderatorja jonë bukuroshe në shkrimin e saj nuk ka harruar të përmend të gjithë bashkëpunëtorët që ndodhen pas atij emisioni aq të dashur për publikun shqiptar.
View this post on Instagram