Çdo të shtunë në ekranin e Living HD dhe Vizion Plus, Bruna e My Living shfaqet e kuruar në detaj, e buzëqeshur dhe gjithnjë elegante. Të paktën këtë shohim ne si teleshikues, por çfarë ndodh pas kamerave qëndrojnë pas kamerave. Megjithatë moderatorja e emisionit lifestyle në platformën Tring ka postuar së fundmi një video në Instagram duke na treguar se jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet gjatë xhirimeve, e sidomos kur këto të fundit ndodhin në terrene jo dhe aq të lehta.
Gjatë një interviste me eksploruesen e majave të maleve Tea Kacolli, Bruna pati një incident të vogël në dëborë që shkaktoi mjaft të qeshura në mesin e stafit, por që nuk mund të mbetnin të fshehura nga ndjekësit besnik të emisionit. Montazhieri i emisionit Olsi, krijoi një video posaçërisht për Brunën, duke e quajtur këtë të fundit alpiniste.
“Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan Bruna.