Brixhit Bardot: Ngacmimet seksuale janë hipokrizi, aktoret flirtojnë vetë!

Showbiz

birdhuhdf

Brixhit Bardot e konsideron si “hipokrizi” valën e denoncimeve të skandaleve seksuale në Hollivud. Ikona e kinemasë franceze, sot 83 vjeç tha në një intervistë për revistën “Paris Match” se shumica e akuzave për ngacmime seksuale të hedhura nga aktoret femra për producentët janë qesharake dhe përpjekje për të tërhequr vëmendje.
“Ka shumë aktore që flirtojnë me producentët për të marrë një rol. Pastaj thonë se janë ngacmuar. Në të vërtetë, kjo më tepër i dëmton sesa u jep përfitime”.
Bardo mohon të jetë ngacmuar ndonjëherë seksualisht gjatë karrierës së saj gati 70-vjeçare.
“Kurrë nuk kam rënë viktimë e ngacmimeve seksuale. Ndihesha mirë kur më thonin se je e bukur apo se kisha të pasme të bukura. Ky lloj komplimentesh është i këndshëm”.
Bardo numëron dhjetëra role në karrierën e saj, që në qendër kanë imazhin e femrës në shoqëri. Reagimi i saj erdhi pas furtunës së kritikave që shkaktoi një deklaratë e aktores Katrin Dynëv, e cila e konsideroi si të ekzagjeruara rastet e denoncimeve për ngacime seksuale në Hollivud.