Historia e Britney Spears dhe ish-menaxherit të saj është komplikuar edhe më shumë. Ajo ka kërkuar urdhër ndalimi për Sam Lutfi sepse sipas dokumenteve të dërguara në gjykatën e Los Angeles ai i ka dërguar mesazhe dhe kërcënime këngëtares dhe gjithë familjes së saj.Ai ka qenë fajtor për traumat e rënda psikologjike dhe mendore të Britney-t duke ndërhyrë pa fund në jetën e saj personale. Gjykatësi e çështjes ka vendosur që ish-menaxheri i këngëtares që është në një betejë ligjore prej shumë vitesh me familjes e saj të qëndrojë të paktën 182 m larg Britney-t, prindërve të saj, dhe dy djemve.Ai gjithashtu nuk duhet të kontaktojë asnjë nga familjarët e saj dhe në dokumente shkruhet se:
“Veprimet e Lutfi i shkaktuan trauma të rënda mendore Spears në një kohë kur ajo po rikuperohej nga stresi që lidhej me shëndetin e babait të saj dhe punën. Ndërhyrja e Lutfi në jetën e saj kërcënon sigurinë dhe mirëqenien e Britney.”Sam nga na tjetër pretendon se nuk ka kontaktuar me Britneyn që nga viti 2009 , kur gjykata dha një urdhër ndalimi të ngjashëm me këtë të fundit.