Këngëtarja e njohur Britney Spears ka nisur të kërkojë ndihmë nga vende të specializuara për shëndetin mendor. Pas problemve serioze shëndetësore të babait të saj, gjendja psikologjike e këngëtares është rënduar. Ka qenë vetë ylli i pop-it ajo që ka bërë me dije në ‘Instagram’ se ka pak nevojë për veten.
Sipas ‘TMZ’ ajo do të nisë për pak ditë trajtimin dhe do mundohet të marrë veten. Kujtojmë se i ati i këngëtares për pak humbi jetën pas një goditjeje në zemër. Gjatë kësaj periudhe, gjithë energjia e familjes i është dedikuar atij.