“Britney Spears është në rrezik në rritje për të lënduar veten ose të tjerët, ose edhe më keq …“, kështu thonë njerëz të shumtë brenda dhe rreth jetës së saj, dhe ata janë të frikësuar për të duke besuar se e vetmja rrugë për mbijetesë afatgjatë është një tjetër konservator. Burime pranë yllit të popit kanë raportuar për TMZ, se shëndeti mendor i saj ka ndjerë përkeqësim që nga përfundimi i konservatorit, ndaj një tjetër konservator duket jetik për mbijetesën e saj. Raportimet tregojnë se ajo shpesh nuk i merr medikamentet që e stabilizojnë humorin e saj dhe e mbajnë nën kontroll balancën e të menduarit dhe vepruarit, gjithashtu këngëtarja është duke përdorur substanca narkotike të ndryshme që veçanërisht paraqitet si një rrezik kërcënues në këtë fazë të përkeqësimit të saj. Kujtojmë se abuzimin me substancat e dërguan atë në rehabilitim disa herë. “Çdo ditë Britney ka ndryshime radikale të humorit dhe shpesh futet në zemërim që përfundon me dhunë fizike. Ka raste që na thonë se është e pamundur të komunikosh me të, sepse ajo nuk mund të përfshihet në një bisedë racionale“, shkruan TMZ duke ju referuar burimeve informuese konfidenciale pranë yllit të popit që prej kohësh duket se e ka zbehur shkëlqimin.
Më tej shkruhet: ” I dashuri i saj aktual, Paul Soliz , një kriminel, po drejton shtëpinë dhe jetën e saj ka një influencë të madhe në sjelljen dhe mënyrën e të menduarit tek ajo”. TMZ e pasqyroi historinë e saj me Soliz, në fillim të këtij muaji, dhe marrdhënia plot ulje-ngritje e Britneyt dhe të dashurit të saj e cila pati edhe përleshje fizikike, ku ajo përfundoi gjysmë e zhveshur në korridor, duke u bërtitur njerëzve, u shndërrua në kryefjalë për show bizin. Një ambulancë u thirr pasi Britney lëndoi kyçin e këmbës . Ata gjithashtu u përleshën në një dhomë hoteli në Vegas që shkaktoi aq shumë dëme dhe zhurmë ,aq sa Britney i pagoi hotelit mijëra dollarë për riparime. Personat që e njohin jetën e saj kanë shprehur mendimin se babai i saj Jamie Spears nuk ishte më personi i duhur për të drejtuar shfaqjen, kryesisht për shkak sepse raporti i tyre si bab e bij ka qen/ gjithmonë shumë i acaruar dhe me biseda të tendosura e mospëlqim ndaj njëri-tjetrit.