Menaxheri i saj, Larry Rudolph që është dhe një ndër personat më të afërt të këngëtares e cila është cilësuar si princesha e Pop-it është shprehur kështu: –
“Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi po ju njoftojmë se ajo nuk duhet të kthehet për të bërë koncerte në Vegas, jo vetëm në të ardhmen e afërt, por ndoshta kurrë më. ”
Rudolph ka qenë menaxher i Spears në pjesën më të madhe të karrierës së saj, duke filluar që në albumin e saj të parë, “Baby … One More Time”, në 1999.
Gjithashtu Larry Rudolph ka shtuar “Unë kam qenë me të për dy të tretat e jetës së saj, Unë e shikoj atë siç shikoj vajzën time. Është shumë emocionuese për mua. Personalisht, uroj që ajo të gjejë vetëm një vend të qetë dhe të lumtur, cilido të jetë ai . Nuk bëhet fjalë për një karrierë, bëhet fjalë për jetën.”