Britney Spears do t’i japë fund marrëdhënies me muzikën. Kështu ka konfirmuar menaxheri i saj Larry Rudolph i cili njëkohësisht, përmes një letre, ka njoftuar edhe dorëheqjen e tij, pasi shërbimet e tij profesionale nuk janë më të nevojshme.
“Kanë kaluar gati 2 vite që kur kam komunikuar me Britney dhe që asokohe ajo më informoi se kërkon të marrë një pauzë në punë. Sot mësova se Britney e ka vendosur zyrtarisht të dorëhiqet. Siç e dini unë nuk kam qenë pjesë e kujdestarisë, kështu që nuk di shumë detaje. Jam punësuar nga Britney për ta menaxhuar dhe asistuar në karrierën e saj. Dhe si menaxher i saj, besoj se është në të mirën e saj që unë të jap dorëheqjen sepse shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”-shkruan Larry.
Britney e cila duket se nuk po del dot nga rrethi vicioz ku është futur, rej 13 vitesh është nën kujdestarinë e babait të saj, që nga dita kur shfaqi problemet e para psikologjike.
Kërkoi heqjen e kujdestarisë duke qenë se dëshiron të rimartohet dhe të ketë fëmijë të tjerë, por gjykata ia hodhi poshtë kërkesën. Kujdestarët e saj vendosën që asaj t’i administrohen metoda kontracepsioni për ta ndaluar të ketë një fëmijë tjetër.