Këngëtarja e njohur Britney Spears është një ndër yjet ndërkombëtarë të muzikës pop. Britney ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë pas hyrjes në një klinikë psikiatrike dhe më vonë për shkak të problemeve që ajo kishte me babain e saj. Por, ylli i muzikës pop ka vendosur ta harojë për një moment këtë situatë. Ajo është shfaqur në disa foto duke u kënaqur së bashku me të dashurin e saj Sam Asghari të shtunën në Miami. Ata janë parë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, madje duke u përpjekur të rikrijonin në jaht edhe skenën e famshme të filmit “Titanic”.