Brenda shtëpisë së Anxhelina Hadërgjonaj, në Los Angeles!

Showbiz

anxhelina la
Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh jeton në Los Angeles. Kohët e fundit edhe nëna e saj, këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj është zhvendosur në SHBA. Ditën e sotme duke qenë se ishte dhe festë, Albëria ka vendosur t’i bëjë një vizitë vajzës së saj.

anxhelina shpi

Këngëtarja ka publikuar në ‘InstaStory’ një video nga shtëpia e Anxhelinës, që për të thënë të vërtetën duket super luksoze. Por në një cep të shtëpisë së saj, ka një detaj që tërheq shumë vëmendjen.

anxhelina shpi2

Mbi një tavolinë, Anxhelina ka vendosur një shqiponjë dykrenare. Pavarësisht se Anxhelina ka lindur në Los Angeles ajo nuk mund ta harrojë kurrsesi origjinën e saj, madje duhet thënë se ajo vazhdon t’i ndjekë më së miri traditat shqiptare.

shpi3