Fotografitë e rezidencës së Lionel Messit japin një pasqyrë të re për jetën luksoze kur nënshkroi për Inter Miami – dhe nuk është çudi që ai kurrë nuk del nga shtëpia. Sulmuesi ikonë bleu pronën prej dhjetë milionë eurosh në shtatorin e vitit të kaluar me ndihmën e firmës së pasurive të paluajtshme, ‘Team Simpki’, vetëm disa muaj pasi nënshkroi për MLS të David Beckham.
Pasuria e tij në Fort Lauderdale përfshin 10 dhoma gjumi, një suitë VIP dhe dy porta varkash, duke i siguruar Messit hapësirë të bollshme për të argëtuar shokët e tij të skuadrës. Duke jetuar si pjesë e një komuniteti të mbyllur në Bay Colony, shtëpia e Messit ndodhet në një ishull, me një pishinë dhe me pamje nga horizonti i Fort Lauderdale.
Kapiteni i Argjentinës ka rrëfyer se ai ende nuk e ka eksploruar siç duhet shtëpinë e tij të re në Miami, megjithatë, duke zgjedhur të kalojë pjesën më të madhe të kohës larg fushës në shtëpi me bashkëshorten Antonella Roccuzzo, dhe tre djemtë e tyre ai është shprehur për Infobae kur u pyet për stilin e jetës së tij: “E vërteta është se nuk dalim shpesh. Ne jetojmë në zonën ku ndodhet klubi dhe kemi një udhëtim të shkurtër për në Miami. Ne dalim, kemi dalë nja dy herë, por unë ende nuk e di mirë”. Messi, 36 vjeç, po përgatitet për të ndihmuar Argjentinën të mbajë Kupën e Amerikës këtë verë, por konfirmon se nuk do të jetë larg shtëpisë në turneun që do të mbahet në ShBA.