Pushimet e mrekullueshme të ditëlindjes së Kylie Jenner përfshijnë një kompleks prej 24.281 m²( tre godina).
Prona 50 milionë dollarëshe, të cilën Kylie dhe motra e saj Kendall e gjetën përmes “Airbnb” javën e kaluar me një total prej 23 dhoma gjumi.
Rezidenca “The Pearls of Long Bay” përbëhet nga tre prona në plazh, “Pearl Lindje”, “Pearl Perëndim” dhe “Lidija House”, ku motra dhe shoqëria e tyre qëndron.
Më madhështorja e tri shtëpive “Lidija House”, është vendi ku Kendall do të jetojë për një javë. Ajo ka 10 dhoma gjumi dhe tetë tualete dhe ndodhet në mes dy shtëpive të tjera binjake.
Secila nga pronat qëndron e shtrirë në kopshte dhe secila përfshinë dy pishina private.
Një fushë tenisi, një palestër 92 m², ujëvarë, dhoma me avull turke, sauna dhe dhoma masazhi janë disa nga vendet në të cilat grupi kalon kohën.