E shkrujanë disa gazeta rozë në Shtetet e Bashkuara: sipas tyre, aktori e paska lënë tashmë modelen e famshme Irina Shayk, e për të tilla pohime pretendojnë se janë mbështetur në rrëfimet e personave pranë ciftit. Një artikull i Star thotë se marrëdhënia e Bradley me Lady Gagan e ka kapërcyer atë profesionale.
Gjatë xhirime të filmit “ A star is sborn“, ata qenkan afruar shumë me njëri tjetrin. Tablodi shkruan se Irina qenka tërbuar dhe ka ikur nga apartamenti I tyre në Nju Jork duke marrë me vete edhe vajzën 22 muajshe. Gjithmonë sipas këtij site-, edhe Gaga s`i paska mirë punët me të fejuarin. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë protagonistët e kësaj situate.