Në zhvillimin e ceremonisë së çmimeve Oscar 2019 Bradley u shfaq në tapetin e kuq jo me një por me dy shoqëruese. Bëhet fjalë për nënën Gloria Campano dhe Irina Shayk.
Të tre ishin të veshur me të zeza dhe kishin një harmoni shumë të mirë mes njëri-tjetrin.Ajo që u vu re dhe u pëlqye nga publiku ishte marrëdhënia e Bradley-t me Irinën, të dy nuk i kursyen gjestet e afeksionit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.Filmi i Cooper, “A Star Is Born”, është i nominuar në tetë kategori, duke përfshirë edhe bashkëpunëtoren e tij, Lady Gaga, për “Best Original Song”, në duet, “Shallow.”