Burime pranë tyre kanë thënë se Lady Gaga është arsyeja që çoi në ndarjen e çiftit më të njohur të showbiz-it. Gaga është zhvendosur në shtëpinë 13,5 milionë dollarëshe të aktorit në New York dhe dyshja nuk ka arsye përse të fshihet tashmë. Gaga ka zënë shumë shpejt vendin e Irina Shayk dhe Bradley i ka boshatisur disa nga sirtaret e tij për këngëtaren dhe ajo i ka mbushur me rroba të reja, fustane, këpucë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, thuhet se atë që Bradley nuk e bëri me një nga modelet më seksi të pasarelave botërore do ta bëjë me këngëtaren e njohur.

Por një tjetër portal, i ka cilësuar si të rreme këto pretendime dhe sipas tij, Lady Gaga dhe Bradly Cooper nuk janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Edhe mediat pak më shumë të besueshme kanë konfirmuar të njëjtën gjë që ish-kolegët e filmit “A star is born”, kanë një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë çift.