Brad Pitt tregon se si e përballoi ndarjen nga Angelina Jolie!

Showbiz

Brad Pitt ka rrëfyer për herë të parë se dhimbjen nga ndarja me Angelina Jolie e përballoi me alkool dhe Netflix, që në fakt duket si darka jonë e zakonshme.
55-vjeçari u divorcua nga Jolie pas 10 viteve bashkë, në 2016-ën. Siç e dini ata kanë 6 fëmijë bashkë, për kujdestarinë e të cilëve ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht edhe pse divorci ka përfunduar. Por pas kaq kohësh, ai ka treguar si u ndje dhe çfarë përjetoi nga ndarja që ishte e dhimbshme për të gjithë.
“Çfarë kuptova është se po i shmangesha disa ndjenjave, ndjenjave të dhimbshme. Nuk dija si të përballesha me to. Gjithçka që përdorja ishte si një arratisje. Këto lloj ndjenjash të vështira, nuk di si t’i përshkruaj.Megjithatë shpëtimin nga to e gjeja tek droga, alkooli, Netflix-i, ushqimet, nga gjithçka që mund të gjeja.”- rrëfen Brad, i cili gjithashtu thotë se pas disa kohësh kuptoi që nuk donte të “vraponte” më nga kjo situatë:
“Më pas doja ta ndjeja të gjithën, t’ja dilja pas një nate të vështirë. Zbulova se nëse e bëja këtë, do të dilja nga i gjithë proçesi i ndarjes me gjërat më të qarta në kokën time, do të kuptoja më mirë veten time dhe gjërat e mira që kemi në jetë.”
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai tregon për problemet e tij me alkoolin, pasi më herët këtë vit Brad tha në një intervistë se kishte shkuar dhe në disa seanca rehabilitimi, ku ndër të tjera ndihej mirë pasi nuk e gjykonte askush dhe mundej që të ekspozonte anën negative të gjërave lirshëm.