Brad Pitt ishte i ftuar surprizë në “The Jim Jefferies Show”. Aktori i famshëm u paraqit duke dhënë motin.
“Temperaturat do të jenë të larta në këtë zonë” – tha ai duke treguar nga Hemisfera Lindore. “Edhe këtu” – shtoi ai duke treguar nga perëndimi.
“Po ndonjë parashikim të ditëve në vijim” – pyeti drejtuesi i programit.
“Ne nuk kemi të ardhme” – ishte përgjigja e Pitt.
E gjithë kjo shfaqje u bë për të ironizuar disa nga deklaratat e Donald Trump në lidhje me ndryshimet klimatike. Sipas Trumph, SHBA duhet të dallohet si vend që kujdeset për çështjet mjedisore pa u shqetësuar se çfarë ndodh jashtë saj.
“Mua më votoi populli i Pittsburgh, jo ai i Paris” – ka thënë Trumph.
Jo vetëm kaq, ai deklaroi gjithashtu se SHBA duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit.
Edhe emra të tjerë të njohur si Leonardo DiCaprio, Michael Moore, dhe Better Midler janë shprehur shpesh kundër kreut të shtëpisë së bardhë.