Brad Pitt shmang paraqitjet në publik

Showbiz

brad 1475105437 9342386

Aktori, Brad Pitt, ka deklaruar se nuk do ta ndjekë premierën e projektit të tij të fundit, për shkak se dëshiron të fokusohet në “situatën e tij familjare” dhe të mos lejojë që shkurorëzimi i tij nga bashkëshortja, Angelina Jolie, ta rrëmbejë qendrën e vëmendjes në premierën e dokumentarit edukues, “Voyage of Time”.
52 -vjeçari Pitt, është narrator i dokumentarit 45-minutësh, të realizuar nga regjisori Terrence Malick, dhe të cilin aktori e quajti një projekt të mrekullueshëm.

“Jam shumë falënderues që jam pjesë e një projekti edukues fantastik, por momentalisht unë dua të fokusohem në situatën aktuale familjare, dhe nuk dua ta rrëmbej vëmendjen nga ky film i jashtëzakonshëm, të cilin i inkurajoj që të gjithë që të shkojnë dhe ta shikojnë në kinema”, citohet të ketë thënë aktori Pitt përmes deklaratës së publikuar në media.

Kjo është deklarata e dytë zyrtare e aktorit Pitt që nga shpërthimi i lajmit për shkurorëzim nga Jolie, që ndodhi javën e kaluar. Dyshja njiheshin si çifti më i bukur dhe më i fuqishëm i Hollywoodit.

Fituesja e çmimit Oscar, Angelina Jolie,  ka dërguar dokumentet e nevojshme në gjykatën e lartë të Los Angelesit të hënën e kaluar, duke i cituar dallimet e papajtueshmee si arsye e kërkesës për shkurorëzim. Ajo po ashtu ka kërkuar kujdestari të plotë të gjashtë fëmijëve të çiftit, tre prej të cilëve janë biologjikë dhe tre të adoptuar. Pitt është deklaruar pas lajmit për shkurorëzim duke thënë se është “i befasuar” me veprimin e Angelinës. “Jam i befasuar nga kjo, por ajo që ka rëndësi tani është mirëqenia e fëmijëve,” i ka thënë Pitt revistës “People”.

Çifti u martua më 2014, ndërsa është në qendër të vëmendjes së mediave që nga paraqitja në filmin “Mr. & Mrs. Smith”. Arsyeja e ndarjes së çiftit më të pëlqyer të Hollywoodit, sipas disa mediave të huaja, është tradhetia e Brad Pitt me aktoren franceze Marion Cottillard, për të cilën gjë thuhet se Jolie ka marrë vesh nga detektivi privat, të cilin e kishte angazhuar.

Filmi i radhës i aktorit Brad Pitt titullohet, “Allied,” dhe në të ai luan krahas aktores, Marion Cotillard.