Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë dyshja më e komentuar e këtyre muajve të fundit. Divorci dhe “lufta” për kujdestarinë e fëmijëve i ka vendosur në qendër të vëmendjes mediatike. Nga të dy ata, Angelina duket se po e përjeton më keq këtë periudhë. Në daljet e saj publike ajo është shfaqur shumë e dobët dhe aspak në formë. Ndërsa Brad ndryshe nga Angelina, duket në formë perfekte.
Pitt ka nisur xhirimet e filmit ‘Once upon a time in Hollywood’ përkrah Leonardo DiCaprio. Si asnjëherë më parë, Brad këto kohë po nxjerrë më të mirën nga vetja, sepse duket shumë herë më i ri në moshë. Në dallim nga Angelina që është shumë e fokusuar në çështjet e divorcit, Brad po i kushton vëmendje të veçantë punës së tij si aktor protagonist në film.
Lexoni gjithashtu:Jo vetëm media, edhe aktori i famshëm komenton lidhjen e Justin me Hailey!