Divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka qenë një ndër ndarjet më të bujshme të showbiz-it. Megjithatë pas shumë debatesh mes tyre u duk se Jolie dhe Pitt arritën të gjenin paqe duke vazhduar secili jetën e tij. Përpara pak muajsh u përfol se pas ndarjes Brad kishte nisur një lidhje të re me një profesoreshë, Neri Oxman.Ata ishin parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kjo kishte ngritur dyshimet për një marrëdhënie.
Por së fundmi një burim për ‘Entertainmet Tonight’ ka treguar se aktori i njohur nuk është i lidhur me Neri Oxman. Sipas këtij burimi, në këto momente Brad është totalisht i fokusuar tek gjashtë fëmijët dhe tek karriera e tij. “Ai ka pasur takime të ndryshme, po nuk është ende gati për një lidhje serioze. Ai është i kënaqur me veten dhe kohën që kalon me fëmijët e tij. Të jetë një baba i mirë është puna e tij kryesore dhe ai e di këtë gjë. Brad do të jetë gjithmonë pranë fëmijëve”, – ka treguar burimi.