Brad Pitt nis një romancë të re, Jennifer Aniston bëhet xheloze?

Showbiz

aniston brad
Kanë kaluar 13 vite që nga divorci i Jennifer Aniston me ish-partnerin e saj, Brad Pitt. Tashmë ky i fundit thuhet se është në një lidhje me aktoren Charlize Theron, pas ndarjes nga Angelina Jolie. Por çfarë mendon Aniston për këtë lidhje të re të aktorit?“Ajo nuk shqetësohet aspak nga spekulimet e kohëve të fundit rreth lidhjes së Brad me Charlize, Jennifer është në një vend mjaft të mirë dhe tani nuk është duke u fokusuar në asgjë, përveç vetes dhe punës së saj”, tha një burim ekskluzivisht për ‘Hollywood life’.

brad pitt jennifer aniston 20

Aniston është shprehur gjithashtu se nuk ndihet e penduar për asnjë nga martesat e saj, sepse ato kanë qenë të suksesshme në mendimin e saj personal. “Kur një lidhje përfundon, kjo është një zgjedhje që bëhet sepse ne vendosim të jemi të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekziston brenda kësaj marrëveshjeje”, ka shtuar gjithashtu aktorja 49-vjeçare, në një intervistë të sajën. Siç duket koha ka kaluar dhe tashme e shkuara e saj nuk asnjë efekt tek ajo.