Brad Pitt, ka vendosur së fundmi që t’i zgjidhë ‘ashpër’, çështjet me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie. Aktori 55-vjeçar ka lëshuar një ultimatum për Jolie, tre vite pas paraqitjes për divorc. Pitt ka marrë një qëndrim të prerë me Angelinën, pasi nuk dëshiron që divorci të zvarritet më gjatë.
Të njëjtat burime kanë shtuar se pavarësisht se Brad është treguar tepër i duruar me ish-partneren e tij, tashmë nuk mund të presë më. Ai është i lodhur nga sjellja dhe reagimet e Jolie, pasi ajo muaj pas muaji është ‘zhdukur’ momenteve, për të shmangur divorcin e tyre dhe shkrimin e letrave gjyqësore.