Brad Pitt ka 6 muaj që po jeton një romancë të re?

Showbiz

pittt
Ndarja e tij nga Angelina, nuk kishte si të mos bënte bujë. Pas divorcit, të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe herë pas here kanë dalë detaje se si ata janë duke e kaluar këtë periudhë. Por mesa duket, nuk kemi qënë aq vigjilentë sa duhet. 54 vjeçari thuhet se është në një lidhje, me një profesore e cila mund të themi se ngjan disi me Angelinan.

br ang

Ata kanë arritur ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë, të paktën deri në një moment të dytë kur mund të ndihen gati për të dalë në publik. Burime pranë çiftit thontë se ai dhe 42 vjeçarja, e kanë gjetur veten shumë mirë te njëri-tjetri, pasi kanë të njejtat pasione. Ndërkohë divorci nga Angelina, edhe pse është deklaruar që më përpara, pritet të finalizohet në javët në vijim.