Aktori i njohur i ‘Hollywood’ ka theksuar në intervistat e fundit se nuk ka ndërmend të krijojë një lidhje të re pas divorcit me Angelina Jolie. Por këto fjalë ka nisur t’i marrë era të paktën kështu thonë lajmet e fundit që po qarkullojnë.Brad Pitt është parë në një event të organizuar nga një mik i ngushtë i tij. Dëshmitarët kanë treguar se aktori është ulur krah një biondeje që quhet Sat Hari Khalsa.
Ajo është udhëheqëse shpirtërore dhe duket se biseda me aktorin e njohur i ka shkuar shumë mirë. “Gjatë gjithë kohës ata kanë folur dhe janë argëtuar me njëri-tjetrin”,- shprehen persona që kanë qenë pranë tyre. Mendohet se Brad dhe Khalsa janë prezantuar nga një mik i përbashkët, ndërkohë mediat aludojnë e kjo mund të jetë konfirmim për nisjen e një lidhjeje mes tyre e cila mendohet se ka disa javë që ka filluar.